Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Beqë (Ali) Shala, nga Prizreni, i lindur me 27.01.1966 në fshatin Krajk.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen Gjimnazin në Zym dhe Prizren.

Jurist i Diplomuar, kreu Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992.

Nga data 16.07.2001 – 15.07.2002 kreu praktikën në Prokurorinë Publike Komunale në Prizren.

Nga data 01.11.2002 – 15.10.2007 punoi në QP në Prizren, si Zyrtar për punë sociale.

Nga data 16.10.2007 – 31.07.2009 punoi si Administrator në PPK Prizren.

Nga data 01.08.2009 – 21.10.2010 punoi si Bashkëpunëtor Profesional në PPK Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokuror është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-052-2010.

Email: beqe-shala@rks-psh.org