Prokuroria Themelore në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj. Prokuroria e Gjakovës përbëhet nga tre deparatamente:
- Departamenti për Krime të Rënda
- Departamenti për të Mitur
- Departamenti i Përgjithshëm,
Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbulon territorin e Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka 15 prokurorë së bashku me Kryeprokurorin.