Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:

  • Departamenti i Përgjithshëm
  • Departamenti për të Mitur dhe
  • Departamenti për Krime të Rënda

Prokuroria Themelore në Mitrovicë përfshinë territorin e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës udhëhiqet nga Kryeprokurori, ka 19 prokurorë dhe 65 staf mbështetës. Gjithashtu, kjo prokurori ka të transferuar përkohësisht dy prokurorë nga prokuroritë tjera.