Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Zejnije Kela eshte nga Mitrovica ku edhe ka kryer shkollen fillore dhe të mesme -(gjimnazi-drejtimi shkencor) kurse Fakultetin Juridik prane Universitetit te Kosoves në Prishtinë,kur u diplomua në vitin 1985.Po atë vit u punësua pranë Kuvendit Komununal në Mitrovicë si juriste e diplomuar dhe gjatë kësaj kohe ajo ka qenë caktuar në detyrat e referentit për marëdhënje pune dhe akte normative të KK dhe me vonë është zgjedhur shefe e shërbimit juridik dhe atij të përgjithshëm pranë KK në Mitrovicë të cilën detyrë e kreu deri më dt.17.07.1991, kur për shkak të mosbindjes politike me regjimin e Milosheviqit është larguar me dhunë nga puna.
Pas çlirimit të Kosovës më dt.01.07.1999 u kthye në vendin e saj të punës të cilën detyrë e ushtroi deri më dt.01.12.2000, kur kaloi në organet e Judikaturës në Mitrovicë –konkretisht në PPQ, ku filloi punën si praktikante ligjore e pastaj si bashkëpunëtore profesionale. Provimin e Jurisprudencës e dha më dt.23.12.2001 në Prishtinë.

Më dt.21.04.2005 nga PSSP i OKB në Kosovë- Petersen është emruar në detyrën e Prokurorit Publik Komunal në Mitrovicë. Nga nëntor 2008 e gjer më dt.14.05.2010 ka ushtruar detyrën e zëvendësit të Kryeprokurorit Komunal në Mitrovicë. Më dt.14.05.2010 është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiut- Prokurore Publike e Qarkut në Mitrovicë të cilën detyrë e ushtron aktualisht.

Ajo ka ndjekur disa trajnime brenda e jashtë vendit e sidomos:

Ndjekja dhe hetimi i trafikimit të narkotikëve (ICITAP-OPDAT)

Hetimi dhe ndjekja e rasteve të korrupsionit publik dhe veprave tjera të ngjashme,

Konventa Europiane mbi liritë dhe të drejtat e njeriut- Paraburgimi (sponzoruar nga Dep.Justice USA dhe OPDAT)

Hetimi dhe ndjekja e veprave të shkeljeve tatimore-(OPDAT) -

TASK FORCE në rastet e trafikimit të drogës,qenjeve njerëzore dhe korrupsionit publik (e Divizionit penal nga Dega Lindore e NC(Karolinës së Veriut USA),

Konferenca federale në hetimin e trafikimit të drogës në North Carolina (USA- Qendra e Konventave në Sunset Beach OCDETF/EAST FORCE).

Udhëheqja e hetimit të krimit financiar (sponzoruar nga AER-EU ).

Përveç shqipes e cila është gjuhë e saj amtare, ajo njeh gjuhën sërbe dhe angleze.

Email: zejnije.kela@rks-psh.org

Emri: Radica
Mbiemri :  Milic
Data e lindjes: 06.02.1976.
Vendi i lindjes: Tutin, Serbi
Adresa: Mitrovicë, Sutjeskë
Statusi familjar: e martuar, nënë e dy fëmijëve

E diplomuar ne fakultetin juridik në Kragujevc  më 30.05.2002.god.
Provimin e Jurisprudencës të përfunduar në vitin 2004.
Studimet Master të përfunduara në vitin 2012.
Anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës që nga viti 2016.
Tani: Prokurore e Shtetit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm

Përvoja e punës:

Praktikën e kryer në Gjykatën Komunale në Leposaviq
Bashkëpunëtore profesionale në Prokurorinë Publike Komunale në Mitrovicë në vitin 2004-2006.
E emëruar për prokurore publike komunale në Mitrovicë në nëntor të vitit 2006.

E riemëruar me dekret më 02.10.2010.për prokuror publik komunal.

Që nga  2010-2012 anëtare Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësorë të Kosovës.

TRAJNIMET:

   Arsimi i vazhdueshëm Ligjor në Mitrovicë 2003, në organizimin e Qendrës Ligjore të Kosovës 

   Prerje ilegale e malit 2007. ILEA Budapest

Trial Advocacy Traing , prill 6-8 2009.në organizatën NITA

    Shmangie e tatimit dhe ndjekja penale e veprave penale shmangie e tatimit, më 05-06 maj 2009,KIP

   Hetimi Prokurorial në rastet komplekse, në organizatën ICITAP

  Trajnim për trafikimin me njerëz, drogë dhe korrupsionit publik ,në organizatën ICITAP.

  Cross Examination training,Prishtinë

   Dhuna në familje, 28-29 maj, Agjensioni për Barazi Gjinore

  Ndotja e mjedisit jetësorë, ILEA Budapest , nëntor 2015.

Email: radica.milic@rks-psh.org