Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 22 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar ndaj pesë (5) personave, si dhe, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për kryerjen  e veprave të ndryshme  penale, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokuroi janëngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

27 - 28

6 - 6

8 - 9

17 - 18

/

/

5 - 5

63 – 66

Ndalimet

/

6

1

6

/

2

/

/

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2          1 - 5

/

1 - 1

/

1 - 1

/

/

5 - 9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar ndaj pesë (5) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për këto vepra  penale:

Katër (4) persona të dyshuar për veprën penaleLëndimi i lehtë trupor”

Një (1) person i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”si dhe,

Një (1) person i dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” sipas KPRK-së.

 

Aktakuza:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për kryerjen  e  këtyre veprave  penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepër penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe  ‘’Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Lajmërim apo kallëzim i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Deklarimi i rremë nën betim”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Ndërtimi pa leje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”, si dhe, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Deklarim i rrejshëm”, dhe “Vetëgjyqësia” sipas KPRK-së.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.


Shkarko raportin 24 orësh