Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 maj 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurores kujdestare është iniciuar rasti “hetim mbi vdekjen”, pasi në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Komoran, është konstatuar një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurores, turpi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të pandehurve.

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Blerja, shpërndarja e narkotikëve”. 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

7

1

1

2

1

/

/

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

2 – 2

/

/

/

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste të ndryshme, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Raste tjera me interes për publikun:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurores kujdestare është iniciuar rasti “hetim mbi vdekjen”, pasi në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Komoran, është konstatuar një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurores, turpi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Blerja, shpërndarja e narkotikëve”.  

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale ‘’Tentim vrasje’’ si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1)  person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh