Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 maj 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

1 – 4

13 - 14

13 – 18

/

2 – 3

/

3 – 3

2 – 2

34 – 44 

Ndalimet

/

11

/

/

3

1

1

/

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 2

/

/

/

2 – 3

/

/

4 – 5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurori ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”, një (1) person për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, një (1) person për veprën penale “Grabitja”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona. Një (1) person për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’ si dhe dy (2) persona për shkak të veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave dhe atë për këto vepra penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore  në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim kundër dy (2) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë është bërë kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi”, si dhe, një (1) kërkesë është bërë kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Kanosja ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh