Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë trembëdhjetë (13) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të gjashtë penale.                                 

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të  dyshuar, si dhe ka bërë një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për caktimin e masës se paraburgimit. 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

5 – 5

6 – 9

/

12 – 12

/

2 – 2

5 – 5

30 – 33

Ndalimet

/

9

1

2

/

3

1

2

18

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 - 8

2 – 2

1 – 1

/

2 – 2

/

3 – 3

13 – 16

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona, në raste të ndara, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në raste të ndara, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, një (1) person për veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për veprën penal “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPK-së, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:    

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të gjashtë penale.                                 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382 i KPRK-së.     


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të  dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masave tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për caktimin e masës se paraburgimit për veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person i dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’ dhe veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person i dyshuar për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 185 të KPRK-ës, si dhe një(1) person i dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masave tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Dhuna në familje’’ nga neni 248 të KPRK-së dhe veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 185 të KPRK-ës.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:    

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) kërkesë tjetër ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja’”.  Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh