Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëzetepesë (25) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër gjashtë (6) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.                                 

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme  penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

6 – 6

 10 – 12

/

9 – 14

/

9 – 10

5 – 5

39 – 47

Ndalimet

/

14

1

4

/

5

/

1

25

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

5 – 6

/

/

2 – 2

/

/

7 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, kurse, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, dy (2) persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” dhe tre (3) persona, pasi  të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë’’ nga neni 315 paragrafi 1 i KPK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër gjashtë (6) personave. Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasja e rëndë” në tentativë nga neni 173 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së dhe (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 lidhur me nenin 31 të i KPRK-së. Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të KPRK-së, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” nga neni 248 dhe ‘’Sulmi’ ndaj personit zyrtar’’ nga neni 402 i KPRK-së, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

 

Aktakuzat:    

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.                                 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së.  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” nga neni 202 i KPRK-së.     

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 299 i KPRK-së.     

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja” nga neni 393 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme  penale.

Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Dhuna në familje”, dhe një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Përdorim i armës’’.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Vjedhje e rëndë’’  dhe ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh