Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona për 48 orë, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuoria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale .

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

22-24

3-3

-

12-12

13-15

18-20

2-2

70-76

Ndalimet

-

4

-

2

2

3

1

1

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-2

-

1-1

1-1

-

-

-

4-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Zjarrvënia” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Arratisja e personit të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Frikësimi gjatë procedurës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Manipulimi me prova”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’, ndërsa tjetri veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’ Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjahtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armeve apo materieve plasëse”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale” Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet  (20) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Tri  (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personavë për veprën penale “Vrasje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangie nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh