Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 29 nëntor  2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka sekuestruar 84 mijë euro (të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara), 4 vetura dhe 7 celular. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka sekuestruar tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, katër (4) vetura, si dhe shtatë (7) telefona celularë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjashtë 24 orëve të fundit ka ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit një (1) person për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

//

 

//

//

//

//

/

//

Ndalimet

6

3

//

1

/

3

/

/

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

//

/

     //

   //

/

/

//

      /

     //

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

85 mijë euro, 4 vetura, 7 celularë

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ndaluar gjashtë (6) persona, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka sekuestruar tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, katër (4) vetura, si dhe shtatë (7) telefona celularë.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit një (1) person për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh