Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 26 nëntor 2023  – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar në raste të ndara dhe ka parashtruar (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.  

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

 /

/

/

       /

/

Ndalimet

/

4

4

/

/

/

/

/

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2-2

1-1

/

/

/

1-1

/

4-4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale "Kanosja" dhe një person (1) për veprën penale "Dhuna në familje". Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person për veprat penale "Zjarrvënie", "Armëmbajtje paleje" dhe "Lëndimi i rëndë trupor".

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak te veprës penale "Dhuna ne familje". Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak te veprave penale "Zjarrvënie", "Armëmbajtje paleje" dhe "Lëndimi i rëndë trupor".


Prokuroria Themelore Prizren

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Shkarko raportin 24 orësh