Prokuroria Speciale Aktivitetet Single - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim për media nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 11 shtator 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rikujton publikun që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim. 

 

slider-img