Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 19 maj 2022 - Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Fillimisht, Komisioni diskutoi për hartimin e analizës për nevojat e transferimit të prokurorëve në sistemin prokurorial.

Gjithashtu, ky Komision diskutoi edhe për vizitën e Grupit punues për monitorimin e zbatimit të SMIL-it në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, me ç’rast janë diskutuar për mënyrën e zbatimit, kontrollit të përdorimit të SMIL-it dhe cilësisë së të dhënave, si dhe rekomandimet e ndryshme për ngritjen e efikasitetit në punë.