Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 5  maj 2022 -  Komisioni për Çështje Normative i KPK-së mbajti takimin e tij të radhës, të cilin e kryesoi Armend Zenelaj, me ç’rast shqyrtoi një sërë pikash të rendit të ditës.

Fillimisht është shqyrtuar Udhëzuesi për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit, i cili përmban udhëzime të detajuara për procedurën e transferimit dhe avancimit të prokurorëve.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, u pajtuan që ky udhëzues të propozohet për aprovim në takimin e radhës së Këshillit Prokurorial.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, anëtarët e këtij Komisioni shqyrtuan edhe draftin e parë të Rregullores për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e prokurorëve të shtetit, i përgatitur fillimisht nga stafi i administratës së sistemit prokurorial, i cili merret me ofrimin e mbështetjes në procesin e rekrutimit, emërimit dhe riemërimit të prokurorëve të shtetit.