Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Anëtarët e Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe Grupit punues për mbikëqyrjen e veprave të korrupsionit dhe krimeve ekonomike vizituan Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Prishtinë, 28 prill 2022– Komisioni për Administrimin e Prokurorive dhe Grupi punues për mbikëqyrjen e veprave të korrupsionit dhe krimeve ekonomike kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Ismet Ujkani.

Qëllimi i vizitës së sotme ishte monitorimi i proceseve të punës në këtë prokurori dhe diskutimi i disa temave për ngritjen e efikasitetit në punë.

Në këtë kontekst, u diskutua për raportet e veprave penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, veçanërisht për regjistrat e lëndëve dhe harmonizimin e tyre, të cilët vijnë nga shkrimoret dhe prokurorët për periudhën vjetore janar-dhjetor 2021 dhe atë tremujore janar-mars 2022.

Në fund të vizitës, u vlerësua angazhimi i shtuar i anëtarëve të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe Grupit punues për realizimin e planifikimeve të punës, si dhe u potencua se nevojitet një përkushtim më i madh në zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike dhe trajtimin e tyre me prioritet të lartë.