Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aprovohet Raporti financiar për periudhën janar-mars 2022

Prishtinë, 26 prill 2022 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e këtij komisioni, Prokurorja Ariana Shajkovci, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve të tij, ka marrë pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së dhe Udhëheqësja e Departamentit për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e parë të këtij viti dhe shqyrtimi i kërkesave të tjera, ndërsa para anëtarëve të Komisionit u prezantua edhe buxheti dhe shpenzimet e krijuara në tremujorin e parë të vitit, për secilën kategori ekomomike në secilin program buxhetor të Këshillit.

Gjithashtu, pas shqyrtimit, Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel aprovoi Raportin financiar për tremujorin e parë të vitit 2022, kurse kërkesat e tjera janë aprovuar në parim dhe do të dërgohen për shqyrtim tek mekanizmat përkatës për të shqyrtuar bazën ligjore të tyre.