Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi i cili sulmoi fizikisht babain e tij

Gjakovë, 16 shkurt 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.

 

Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës, saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K.  

Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e  goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit  lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë.

 

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.