Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Reagim lidhur me shkrimin e publikuar për rastin e të miturve të cilët u bënë prindër

Prishtinë, 14 janar 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë,me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, reagon lidhur me shkrimin e publikuar në portalin “Paparaci”,  me titull “Hetimi konfuz i Prokurorisë për rastin e 13 vjeçares që u bë nënë nëQKUK”, duke ju njoftuar se fillimisht prokurorja kujdestare nga Departamenti për të Mitur është njoftuar nga policia lidhur me këtë rast, ashtu që menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të njëjtës janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar (prindërit e dy të miturve) për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, nga neni 240 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi dyshohen se të njëjtit kanë lejuar që të miturit të bashkëjetojnë në një bashkësi jashtëmartesore.

 

Lidhur me pretendimet se ky hetim është konfuz nga ana e prokurorisë, pasi për të vërtetuar përgjegjësinë penale duhet tënis një hetim ndaj dy prindërve dhe se përgjegjësia i takon vetëm baballarëve dhe jo të dy prindërve në këtë rast janë të pa vërteta, jo profesionale dhe krijojnë pasiguri në opinion, pasi qërasti në fjalë është duke u hetuar, prandaj varësisht nga rrjedha e këtyre hetimeve mund të përfshihen edhe persona të tjerë në këtërast të cilët kanë përgjegjësi penale dhe do të përgjigjen për veprimet e tyre.