Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komunikatë për media

Mediat dhe shoqëria civile ftohen nga Prokuroria e Pejës për hartimin  e planit vjetor

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj , sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile, për sugjerimet eventuale nga të njëjtit për luftimin e kriminalitetit për vitin 2022 nga ky institucion.

Përfaqësuesit nga mediat e ndryshme në  Kosovë dhe shoqëria civile, gjatë takimit të mbajtur në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës, kanë parashtruar propozimet e tyre të mundshme që të përfshihen në objektivat e planit të punës për vitit 2022 nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Gjatë këtij takimit, Kryeprokurori Kurmehaj, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave, ju tha se brenda një jave mund të dërgojnë secili sugjerimet  e tyre,  të cilat me pas do të shqyrtohen për përfshirjen eventuale në planin e punës për këtë vit.