Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për falsifikim të parasë

Prishtinë, 13 janar 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet M.B dhe Sh.B.

Prokuroria Speciale njofton se dy të pandehurit M.B dhe Sh.B. duke vepruar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.