Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë vitit 2021 ka ngritur 148 aktakuza kundër 148 personave

Gjakovë, 29 dhjetor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore janar-dhjetor 2021, ka ngritur 148 (njëqindedyzetetetë) aktakuza, kundër 148 (njëqindedyzetetetë)  personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

 

Si dhe, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.