Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për dhënie të ryshfetit

Prizren, 22 dhjetor 2021- Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundërtë pandehurit R.C., (shtetas i Republikës së Shqipërsië) i cili gjendet në paraburgim nga data 12.12.2021, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës,i pandehuri R.C., me datë 12.12.2021, rreth orës 20:30 min., në pikën kufitare të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mosveprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Mercedes 220 E” me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një pasagjere, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur qe nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedhë prej pesëdhjetë (50) euro, të cilën ia jep zyrtarit policor Sh.M., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, se nuk kanë certifikatë vaksinimi, nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë. Me këto veprime i pandehuri R.C., ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri ilartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpalletfajtor dhe të dënohet sipas ligjit.