Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohen 7 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Komunën e Pejës


Pejë, 11 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, pas hetimeve nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme, sot me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, gjatë ditës se sotme fillimisht ka shoqëruar në  stacionet policore përkatëse shtatë (7) zyrtarët e dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. 

Të ndaluarit e sotëm janë: 

A.K – Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës

M.N- Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës

M.B – Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës

A.LL Zyrtarë ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës

O.K Ish punëtorë i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës

P.T dhe P.B (Gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës) 

Prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor do bëjë vlerësimin për kërkesat eventuale për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.