Aktivitetet Prokurorit Single - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë

Prishtinë, 18 qershor 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet.

Vlerësimi i bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, avancimi dhe vazhdimi i partneritetit në projekte të përbashkëta si ai Kundër Korrupsionit në Kosovë i njohur si SAEK II, konsolidimi i institucioneve të drejtësisë, përkatësisht sistemit prokurorial, si dhe forcimi i sundimit të ligjit ishin në fokus të diskutimeve gjatë takimit përshëndetës të Kryeprokurorit Lumezi me Ambasadorin Lebet.

Në këtë kontekst, Kryeprokurori i Shtetit, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetit e Zvicrës për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë në forma të ndryshme për Republikën e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë.

Në anën tjetër, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet, ka ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për punën e Prokurorisë së Shtetit, me theks të veçantë në luftimin korrupsionit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Lumezi i ka uruar suksese Ambasadorit Lebet në rrugëtimin e ri, me ç‘rast ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i ndërtuar  ndër vite ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë të kultivohet edhe në të ardhmen. 

slider-img